FONDACIONI ALBIZ NDIHMON INSTITUCIONET SHËNDETËSORE ME PAJISJE MBROJTËSE MJEKËSORE

Fondacioni për zhvillimin e arsimit dhe kulturës Albiz gjatë këtyre ditëve, me iniciativë të donatorëve, u bashkëngjit nismës për mbështetje institucioneve shëndetësore me pajisje mbrojtëse mjekësore për ta përballuar situatën e krijuar me Covid-19.

Pajisjet mjekësore të dhuruara përfshijnë 4000 maska, 210 kostume mbrojtëse, 4500 doreza, 60 syza mbrojtëse, 50 vizir, 5 termometra dhe 400 litra dezinfektues.

Me këtë aksion janë ndihmuar Spitali klinik në Tetovë, Spitali i specializuar për gjeriatri dhe mjekësi paliative “13 Nëntori” në Shkup, Qendra për shëndet publik – Reparti i epidemiologjisë në Tetovë, Klinika për pulmologji dhe alergologji – Shkup, Shtëpia e shëndetit “Kumanovë”, Qendra e shëndetit publik – Shkup dhe Spitali psikiatrik “Shkup” .

Këto furnizime me pajisje parandaluese janë për punonjësit shëndetësorë të vijës së parë të cilët shpëtojnë jetë edhe në këtë kohë kur situata është jashtëzakonisht sfiduese.

Ky donacion u mundësua nga kompania Dauti Komerc si pjesë e projekteve të përbashkëta me kompanitë donatore pranë Fondacionit Albiz.

Lista e spitaleve te ndihmuara