Fondacioni ALBIZ publikon rezultatet e konkurseve për ndarje të bursave për studentë për vitin akademik 2019/20

Fondacioni ALBIZ publikon rezultatet e konkurseve për ndarje të bursave për studentë për vitin akademik 2019/20, ku do të ndahen 175 bursa për studentë.

Pas shqyrtimit të gjitha aplikimeve Fondacioni ALBIZ i informon të gjithë studentët se në konkursin bursa për studentë kanë fituar studentët e renditur nga numri rendor 1 deri 175. (sipas listës në vijim)

Kandidatët të cilët kanë fituar të drejtën e bursës që nga dita e shpalljes të rezultateve duhet të hapin xhirollogari në HalkBank.
Fituesit do të njoftohen nga Fondacioni ALBIZ rreth ditës dhe kohës së nënshkrimit të marrëveshjes.
Studentët me vete në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes duhet ti kenë këto dokumente:
1. Dokument identifikimi
2. Kopje të xhirollogarisë nga Halkbank
3. Fituesit duhet të jenë prezent në datën në të cilën janë përcaktuar për nënshkrimin e marrëveshjes, në të kundërtën humbin të drejtën e bursës.

SQARIM!

Studentët të cilët do të fitojnë bursë nga ndonjë institucion tjetër, do t’ju merret e drejta e bursës nga Fondacioni ALBIZ siç është paralajmëruar në konkurs.

SQARIM!

Kandidatët e kualifikuar si “Dokumentet nuk janë të kompletuara” nënkupton kandidatët që:
• Nuk kanë kompletuar dokumentet e nevojshme për aplikim;
• Janë fitues të bursës nga ndonjë institucion tjetër;
• Vëllai ose motra është fituese e bursës nga Fondacioni Albiz;

Për listën e fituesve në konkursin bursa për studentë klikoni këtu