Fondacioni ALBIZ shpall konkurs për veprimtarinë botuese për vitin 2017

Fondacioni “Albiz” duke pasur parasysh peshën dhe rëndësinë e botimeve, në veçanti të librit, në kuadër të platformës kulturore shpall konkurs për veprimtarinë botuese për vitin 2017, duke ju dhënë mundësi kështu të gjithë dashamirësve të penës, autor dhe publicist, të konkurrojnë me librat e tyre. Nëpërmjet këtij konkursi fondacioni tregon mbështetjen e tij për autorët, duke i motivuar ata dhe shtytur më tutje për të shkruar, e që kështu së bashku të ngirisim vetëdijen kulturore në shoqërinë ku veprojmë.

Konkursi për veprimtarinë botuese për vitin 2017  shpallet më 1 Tetor, 2016 i cili do të jetë i hapur deri më 31 Dhjetor, 2016 të drejtë aplikimi kanë të gjithë autorët me tekste autoriale të gatshme për botim nga fushat në vijim:

-Veprat nga krijimtaria letrare, gjuhësore, kulturore  dhe  historike;

-Përkthime të veprave  kulmore  nga gjuhë të huaja;

-Studime Ekonomike, Sociale dhe Humane;

-Hulumtime për Teknologji të komunikimit dhe Informacionit;

Për informacione më të hollësishme mbi konkursin klikoni ne linqet me poshtë

konkurs per botime

>> Shkarko: KONKURSIN – PËR VEPRIMTARINË BOTUESE PËR VITIN 2017 <<

>> Shkarko: FORMULARIN E APLIKIMIT <<