Fondacioni Albiz – U realizuan garat e para të kuizit të diturisë

Fondacioni Albiz më datë 14.12.2019 realizoi gjysmë finalet në kuadër të Kuizit të diturisë, projekt që mblodhi rreth vetës shkollat e mesme të Qytetit të Shkupit.

Pas tërheqjes së shortit nga koordinatorët e shkollave, garat e para u përcaktuan si në vijim:

Grupi A

  • Shkolla e Mesme e Qytetit të Shkupit Zef Lush Marku”- Shkup
  • Shkolla e Mesme e Qytetit të Shkupit “Boro Petrusevski” – Shkup
  • Shkolla e Mesme e Qytetit të Shkupit “Maria Kiri Sklodovska” – Shkup

Grupi B

  • Shkolla e Mesme e Qytetit të Shkupit “Dr. Pance Karagozov” – Shkup
  • Shkolla e Mesme e Qytetit të Shkupit “Zdravko Cvetkovski” – Shkup

Grupi C

  • Shkolla e Mesme e Qytetit të Shkupit “Saraj”- Shkup
  • Shkolla e Mesme e Qytetit të Shkupit “Cvetan Dimov” – Shkup
  • Shkolla e Mesme e Qytetit të Shkupit “Vlado Tasevski” – Shkup (PTT)

Nga garat e sotme fitues dolën në Grupin A, Shkolla e Mesme e Qytetit të Shkupit “Boro Petrusevski” – Shkup, nga Grupi B  Shkolla e Mesme e Qytetit të Shkupit “Dr. Pance Karagozov” – Shkup si dhe pas një gare të ngushtë fitues u doli Shkolla e Mesme e Qytetit të Shkupit “Vlado Tasevski” – Shkup (PTT).

Fituesit e grupeve në gjysme finale, do të përballën në natën finale ku dhe do të përcaktohen fituesit.