Fondacionin ALBIZ e vizitoi kryetari i OEMVP

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, z. Nebi Hoxha e vizitoi Fondacionin ALBIZ. Gjatë kësaj vizite, të pranishëm ishin edhe kryetari i Këshillit të Donatorëve të Fondacionit Albiz, z. Ibraim Seferi dhe z. Xhemail Dauti.

Drejtori ekzekutiv i Fondacionit ALBIZ, Ilir Idrizi, i njoftoi mysafirët lidhur me projektet aktuale të Fondacionit, si dhe me planet për periudhën e ardhshme. Gjatë bisedës, u shqyrtua edhe mundësia për implementimin e ndonjë aktiviteti të përbashkët mes këtyre dy institucioneve. Shumica e kompanive të cilat janë donatorë të Fondacionit janë edhe anëtare të OEMVP.

Fondacioni ALBIZ dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore edhe në të kaluarën kanë pasur bashkëpunim të frytshëm në aktivitete të përbashkëta.