Konkurs letrar “Mbrëmje poetike”

Konkurs letrar “Mbrëmje poetike”

Në prag të manifestimit “Mbrëmje Poetike”, Fondacioni Albiz shpall konkurs letrar për poezi, ku të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjithë të interesuarit e moshës prej 15 deri 29 vjet.

Të interesuarit për pjesëmarrje punimet e tyre duhet t’i dërgojnë deri më 16 mars 2020, përmes formularit në linkun në vazhdim: https://forms.gle/o4TeLZEcnMBgo19N9

Poezitë që konkurrojnë duhet të jenë origjinale të autorëve të rinj. Çdo plagjiaturë do të s’kualifikohet. Çdo autor mund të konkurrojë vetëm me një poezi.

Juria do ta bëjë përzgjedhjen e poezive të cilat do të prezantohen në mbrëmjen poetike, që do të mbahet më 21 mars 2020.

Çdo konkurrues, nëse është një nga të përzgjedhurit e 15-të, duhet të jetë i pranishëm në mbrëmjen poetike.

Me këtë rast, do të shpallen fituesit e katër çmimeve të para, prej të cilëve 3 (tre) nga juria dhe çmimi i publikut për interpretim më të mirë.

Vlera e çmimit të parë është 5.000 denarë, e çmimit të dytë 4000 denarë, vlera e çmimit të tretë 3.000 denarë, si dhe vlera e çmimit të publikut është 3.000,00 denarë.