Konkurs për vend pune
Fondacioni për zhvillimin e arsimit dhe kulturës Albiz shpall konkurs për pozitën e lirë për administrator/e zyre.
Pozita: Administrator/e zyre
Zyra: Fondacioni për zhvillimin e arsimit dhe kulturës Albiz
Vendi i punës: Saraj, Shkup
Kohëzgjatja e kontratës: Një (1) vit me mundësi vazhdimi
Data e pritshme për fillimin e punës: 15 Prill 2019
Përshkrimi i vendit të punës:
- Menaxhimi i zyrës, lëndëve, kërkesave;
- Pritja e palëve;
- Organizimi dhe mbajtja e takimeve;
- Mirëmbajtja dhe menaxhimi i postës/postës elektronike/thirrjeve telefonike;
- Regjistrimi i të dhënave në programet/software-t adekuate;
- Sistemimin e dokumentacionit përkatës;
- Punë të tjera të ndërlidhura me kontabilitetin, financat dhe administratën;
Kushtet e kërkuara:
- Diplomë universiteti;
- Njohuri në përdorimin e paketës programore Microsoft Office;
- Të jetë komunikativ/e, dinamik/e, kreativ/e dhe i/e gatshëm për punë në ekip;
- Njohuri të gjuhës angleze;
Përparësi kanë personat:
– së paku një vjet përvojë pune në administratë institucionale;
– të cilët kanë përvojë në sektorin civil;
Dokumentet e nevojshme:
– Biografi (CV);
– Letër motivuese;
– Dëshmi për arsim të kryer;
– Dëshmi për kualifikime adekuate;
Orari i punë: 40 orë në javë
Të interesuarit aplikacionet e tyre mundë t’i dorëzojnë në zyrën e Fondacionit Albiz, rr. 20 nr.97, 1000 Shkup-Saraj ose t’i dërgojnë në adresën elektronike info@albiz.org.mk.
Konkursi do të jetë i hapur nga 29 Marsi 2019 deri më 05 Prill 2019, në ora 16:00.