Konkurs për vend pune

Konkurs për vend pune

 Fondacioni për zhvillimin e arsimit dhe kulturës Albiz shpall konkurs për pozitën e lirë për administrator/e zyre.

Pozita: Administrator/e zyre

Zyra: Fondacioni për zhvillimin e arsimit dhe kulturës Albiz

Vendi i punës: Saraj, Shkup

Kohëzgjatja e kontratës: Një (1) vit me mundësi vazhdimi

Data e pritshme për fillimin e punës: 15 Prill 2019

Përshkrimi i vendit të punës:

  • Menaxhimi i zyrës, lëndëve, kërkesave;
  • Pritja e palëve;
  • Organizimi dhe mbajtja e takimeve;
  • Mirëmbajtja dhe menaxhimi i postës/postës elektronike/thirrjeve telefonike;
  • Regjistrimi i të dhënave në programet/software-t adekuate;
  • Sistemimin e dokumentacionit përkatës;
  • Punë të tjera të ndërlidhura me kontabilitetin, financat dhe administratën;

Kushtet e kërkuara: 

  • Diplomë universiteti;
  • Njohuri në përdorimin e paketës programore Microsoft Office;
  • Të jetë komunikativ/e, dinamik/e, kreativ/e dhe i/e gatshëm për punë në ekip;
  • Njohuri të gjuhës angleze;

Përparësi kanë personat:
–    së paku një vjet përvojë pune në administratë institucionale;

–    të cilët kanë përvojë në sektorin civil;

Dokumentet e nevojshme:

– Biografi (CV);

– Letër motivuese;
– Dëshmi për arsim të kryer;

– Dëshmi për kualifikime adekuate;

Orari i punë: 40 orë në javë

Të interesuarit aplikacionet e tyre mundë t’i dorëzojnë në zyrën e Fondacionit Albiz, rr. 20 nr.97, 1000 Shkup-Saraj ose t’i dërgojnë në adresën elektronike info@albiz.org.mk.

Konkursi do të jetë i hapur nga 29 Marsi 2019 deri më 05 Prill 2019, në ora 16:00.

SHKARKO KONKURSIN – Konkurs për vend pune