Fondacioni për zhvillimin e arsimit dhe kulturës Albiz, më 6 dhe 7 maj 2019, me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, organizuan distribuimin e 150 pakove ushqimore për familjet me status të rëndë social. Pako ushqimore janë shpërndarë për familjet e rrezikuara nga fshatrat e Sarajit.
Projekti synon sensibilizimin dhe solidaritetin me këtë grup në nevojë në shoqëri. Distribuimi është organizuar nga ana e Fondacionit Albiz, si dhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve të fondacionit. Me këtë rast Fondacioni Albiz u shpreh mirënjohje të thellë të gjithë donatorëve për solidaritetin e shprehur.