SHPALLJE PËR PUNË PRAKTIKE PËR STUDENTË (INTERNSHIP STUDENTOR)

SHPALLJE PËR PUNË PRAKTIKE PËR STUDENTË

(INTERNSHIP STUDENTOR)

 

Fondacioni Albiz hap mundësi dhe perspektiva për studentët e Maqedonisë duke ofruar program për interniship (punë praktikë) studentore në hapësirat e kompanive donatore dhe Fondacionit Albiz për aplikuesit nga të gjithë universitetet publike dhe ato private.

Kompanitë të cilat janë të përfshira në internshipin studentorë janë:

  • Dauti Komerc, Shkup
  • Frukt Import, Shkup
  • Adrijus, Shkup
  • Baudom, Shkup
  • Eftinija Impeks, Shkup
  • Dauti Transporshped, Shkup
  • Fondacioni Albiz, Shkup

Studentët për të aplikuar duhet t’i përmbushin kriteret në vijim:

  1. Të jenë studentë të rregullt;
  2. Të jenë studentë të vitit të dytë, tretë dhe të katërt
  3. Të kenë notën mesatare mbi 7,5;

Fakultetet që do të kenë përparësi ne këtë konkurs janë:

  • Të gjitha drejtimet nga Fakultetet Ekonomike;
  • Fakulteti i Drejtësisë;
  • Fakulteti i Teknologjisë ushqimore dhe të ushqyerit;
  • Fakulteti i Shkencave kompjuterike;
  • Fakulteti i Makinerisë;
  • Fakulteti i Administrimit të Biznesit;

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR APLIKIM NË KONKURSIN

PËR INTERNSHIP

  1. CV (biografi)
  2. Letër motivuese
  3. Vërtetim të notave ku mundë të shihet nota mesatare/kopje indeksi
  4. Kopje të letërnjoftimit dhe xhiro-llogari personale

Kohëzgjatja e punës praktike është një (1) muaj dhe do te realizohet gjatë muajit korrik.

Kompensimi financiar për mbulimin e shpenzimeve për udhëtim dhe ushqim përcaktohet nga Fondacioni Albiz dhe do t’u transferohet studentëve në xhiro- llogarite e tyre.

Pas kryerjes me sukses të punës praktike, studentët/praktikantët do të pajisen me Certifikata, si dhe do të organizohet një udhëtim i përbashkët në disa vende të Ballkanit Perëndimor.

VENDI  DHE AFATI PËR DORËZIMIN E DOKUMENTEVE

Aplikacioni dhe dokumentet e nevojshme kandidatët duhet t’i dorëzojnë në zyrën e Fondacionit “ALBIZ” në Saraj rr. 20  nr. 97.

Aplikimet bëhen në afatin vijues :

  • prej 06.2019 (e enjte) deri më 27.06.2019 (e enjte) nga ora 09:00 deri në ora 16:00

Gjatë dorëzimit të dokumenteve, kandidatët duhet të kenë me vete letërnjoftimin dhe indeksin.

SHKARKO SHPALLJEN