Për tu bërë pjesë e Fondacionit ALBIZ si vullnetarë dhe pjesë e ekipit është e nevojshme që ju të përkrahni vizionin, mision dhe të dërgoni një letër interesimi për vullnetarë në FND Albiz dhe një biografi. Stafi i FND ALBIZ do të ju informojë për mundësinë për tu përfshirë si vullnetarë në afat të shkurtër kohor.
Fondacioni ALBIZ mvarësisht nga numri i të paraqiturve zakonisht pranon vullnetarë për periudha kohore kur implementon programet dhe aktivitetet.
Fondacioni ALBIZ ofron mundësinë që vullnetarët ti inkuadron duke ju mundësuar që të propozojnë ide dhe të cilat në bazë të realizueshmërisë ti implementojë.
Të gjithë ata të cilët shprehin gatishmërinë dhe dëshirën për tu përfshirë do të inkuadrohen konformë ligjit për vullnetarizëm.
Puna vullnetare shihet si një shprehje e ndihmës dhe e altruizmit, e cila luan një rol të dorës së parë në mirëqenien e komuniteteve. Ajo nuk ndihmon vetëm komunitetin për të plotësuar një nevojë të tij, por ajo shihet edhe si një ndihmë për vetë vullnetarët. Individët që marrin pjesë në punën vullnetare kanë motivim të lartë, besim si dhe gjatë eksperiencave të tyre me punën në komunitet mund të fitojnë aftësi më të mira në komunikim, lidership dhe në ndërveprimin në grup. Ajo se çfarë i bashkon këta vullnetarë është entuziasmi dhe sensi i arritjes së qëllimit të cilat janë zakonisht dy pika të forta që i bashkon vullnetarët.
Vullnetarizmi ju ofron mundësi të shkëlqyera për zhvillimin tuaj profesional dhe rritjen e aftësive personale. Studimet, diplomimi apo puna me kohë të pjesshme mund të jenë vërtetë një fillim i mirë për karrierën tuaj, por nëse dëshironi të investoni më tej në karrierën tuaj dhe të keni një CV sa më të pasur, vullnetarizmi është mundësia më e mirë. Pavarësisht se shumica e njerëzve e shohin vullnetarizmin si një mënyrë bamirësie të mbështetur në altruizëm, duhet të theksojmë se dhe vetë vullnetari duhet të ketë motivimin dhe përfitimin e tij. Eksperiencat, praktikat, njohjet, dëshmitë,shkëmbimet, etj, mund të jenë disa nga motivacionet apo përfitimet indirekte gjatë vullnetarizmit. Në momente të caktuara të jetës tonë të gjithë kemi nevojë për ndihmë. Kështu sot ti mund të jesh personi që ndihmon, ndërsa nesër mund të jesh personi që ka nevojë për ndihmë, madje që tani mund të jeni në të dyja rolet.Vullnetarizmi përfshin edhe “vetë-ndihmesën”.
Inkudrimin tuaj mund ta bëni nëpërmjet angazhimit tuaj në njërën nga programet apo aktivitete që i ogranizon Fondacioni ALBIZ.
Angazhimet të cilat i ofron fondacioni ALBIZ janë:
– Angazhim në implementimin e programeve dhe aktiviteteve të cilat i realizon FND ALBIZ
– Angazhim në akcione të ndryshme
– Angazhim në ad-hoc aktivitete
– Propozim të ideve
Për tu bërë pjesë e Fondacionit ALBIZ si vullnetarë dhe pjesë e ekipit është e nevojshme që ju të përkrahni vizionin, mision dhe të dërgoni një letër interesimi për vullnetarë në FND ALBIZ dhe një biografi. Stafi i FND ALBIZ do të ju informojë për mundësinë për tu përfshirë si vullnetarë në afat të shkurtër kohor.
Fondacioni ALBIZ mvarësisht nga numri i të paraqiturve zakonisht pranon vullnetarë për periudha kohore kur implementon programet dhe aktivitetet.
Fondacioni ALBIZ ofron mundësinë që vullnetarët ti inkuadron duke ju mundësuar që të propozojnë ide dhe të cilat në bazë të realizueshmërisë ti implementojë.
Të gjithë ata të cilët shprehin gatishmërinë dhe dëshirën për tu përfshirë do të inkuadrohen konformë ligjit për vullnetarizëm.
Dhuro në Fondacionin ALBIZ dhe bëhu pjesë e ngritjes, avancimit dhe ndryshimit pozitiv të shoqërisë
Fondacioni ALBIZ gjatë kësaj periudhe të veprimit ka realizuar me sukses të lartë programin e vet. Kjo arritje është e argumentuar nëpërmjet implementimit të suksesshëm të një sërë projektesh dhe aktivitetesh. Deri tani ne kemi zbatuar një numër të madh projektesh siç janë ‘Bursa për nxënës dhe studentë’, ‘Storje suksesi’, ‘Trajnimi PCM’, ‘Trajnimi për Përmirësimin e Shkathtësive për Punësim’, Liga e vogël e futbollit shkollor – Saraj’, botimin dhe promovimin e librave, Kuizi i Diturisë, akcioni Pako Ushqimore për familjet me gjendje të rendë sociale, përkrahjen financiare të një numër të madh të projekteve dhe aktiviteteve të cilat ndanin të njejtin vizion me ne dhe kjo nuk do ishte e mundur pa përkrahjen e donatorëve, vullnetarëve, bashkëpunëtoreve të Fondacionit ALBIZ.
Realizimi i këtyre aktiviteteve u nxit nga parimi ‘për të mirën e shoqërisë’, fuqizimin, avancimin drejt një shoqërie më të ngritur dhe më të zhvilluar, duke krijuar dhe siguruar programe dhe platforma, ku dhe ju do të ishit pjesë e kësaj iniciative duke treguar përgjegjësi shoqërore si individ por edhe si korporatë duke dhuruar mjete për realizimin apo zbatim e aktiviteteve tona.
Donacioni juaj njëherit do të fuqizonte misionin dhe qëllimet tona, si dhe do të kontribuonte në realizimin e tyre.
Përkrahjes tuaj financiare dhe morale Fondacioni ALBIZ merr një obligim moral për t’iu mundësuar shfrytëzimin e nxitjes tatimore konform ligjit për donacioni dhe sponzorime, duke ju përgaditur dokumentacionin e nevojshëm si dhe udhëheqjen e procedurës për nxitje tatimore.
Ju si qytetarë apo si korporatë që dëshironi të dhuroni apo përkrahni aktivitetet e Fondacionit ALBIZ, dhurimin tuaj mund ta bëni në disa mënyra:
Procedura e dhurimit dhe dokumentacioni i nevojshëm
Në bazë të ‘Ligjit për Donacion dhe Sponzorim në veprimtari publike’ , për shfrytëzimin e nxtijes tatimore aktivitetin të cilin e përkrahni ju duhet të jetë i interesit publik, ku Fondacioni ALBIZ pjesën dërmuese të aktiviteteve që realizon kanë karakter të tillë.
Nxitja tatmiore për individ ka të bëjë me zvogëlimin e tatimit personal në të ardhura të caktuar në bazë të fletëparaqitjes tuaj tatimore vjetore në shumë prej 20%. Ashtu që një pjesë të tatimit tuaj personal të cilin duhet t’ia paguani shtetit e dhuroni për programet apo aktivitetet e Fondacionit ALBIZ të cilat janë me interes publik dhe bëheni pjesë e ndryshimeve pozitive në shoqëri.
Për ndërmarrje apo korporatat të cilat përkrahin programet, projektete me karakter të interesit publik poashtu do shfrytëzoni të drejtën e nxitjes tatimore, ku nxitja tatimore ka të bëjë me tatimin në fitim dhe në mënyrë adekuate shuma e dhënë për donacion apo sponzorim nuk e kalon kufirin e 5% për donacion apo 3% për sponzorim të të ardhurave të tuaja të përgjithshme. Dhurimi juaj njëherit do të tregon se ju kujdeseni për shoqërinë ku veproni dhe i ndihmoni atyre në nevojë.
Fondacioni ALBIZ është njëherit dhe promotor i përgjegjësisë shoqërore korporative, në këtë drejtim ka siguruar mbështetje afatgjate financiare për realizimin e aktiviteteve nga ndërmarrje të ndyshme.
Ligji për donacion dhe sponzorim në RMV