Fondacioni Albiz promovon gjeneratën e trembëdhjetë të bursistëve
Promovohet gjenerata e trembëdhjetë e bursistëve! 
 
Më 20 shkurt 2024, në objektin e Teatrit Popullor Maqedonas, Fondacioni për Zhvillimin e Arsimit dhe Kulturës Albiz e promovoi zyrtarisht gjeneratën e re të bursistëve për vitin akademik 2023/2024!
Në një mbrëmje plot me miq të Fondacionit Albiz, u ndanë 175 bursa për studentët e talentuar, të cilët vijnë nga universitete të ndryshme nga i gjithë vendi. Programi i bursave nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e kompanive private, donatorë të Fondacionit Albiz. Programi “Bursa për studentë” bën një ndryshim të rëndësishëm në jetën e tyre!
 Po ashtu, 10 studentëve të diplomuar gjatë vitit 2023, me notë mesatare mbi 9, iu ndanë mirënjohje dhe çmim me vlerë prej 1.000 euro për suksesin e tyre gjatë studimeve.
 Në fjalën e tij përshëndetëse, z. Besir Dernjani, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Albiz, tha se “Fondacioni Albiz si lider në promovimin e filantropisë dhe përgjegjësisë shoqërore të kompanive, ka ndikuar që të ndryshojë kulturën e mbështetjes, duke kthyer në kontribut të veçantë të kompanive në shoqëri. Në filozofinë tonë, sektori privat është pjesë e rëndësishme, jo vetëm në zhvillim ekonomik të një shoqërie por edhe në krijimin e vlerave të mirëfillta shoqërore, si kujdesin dhe mbështetjen për të tjerët.”
Në këtë mbrëmje të pranishmëve ju drejtua kryeministri i RMV, z. Talat Xhaferi i cili mes tjerash tha se “Investimi te të rinjtë, në njohuritë e tyre, është investim në përmirësimin dhe përsosjen e të gjithë sistemit në vend”. Fondacioni Albiz një bashkëpunim të mirëfilltë ka edhe me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të RMV.
“Ndjehem i nderuar, por e përjetoj edhe si përkrahje përkushtimin e Fondacionit Albiz ndaj studentëve. Studentë të dashur, sytë i kemi kah ju, sepse ju jeni ardhmëria e shtetit tonë”, tha në fjalën e tij ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Jeton Shaqiri. 
Të pranishmëve iu drejtuan edhe kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore z. Mendi Qyra dhe Rejhan Sulejmani në emër të Këshillit të donatorëve të Fondacionit Albiz.
 
 
***
 
Промовирана тринаесеттата генерација на стипендистите! 
 
На 20 февруари 2024 година, во објектот на Македонскиот Народен Театар, Фондацијата за развој на образованието и културата Албиз официјално ја промовираше новата генерација на стипендисти за академската година 2023/2024!
Во вечерта полна со пријатели на Фондацијата Албиз беа доделени 175 стипендии за талентирани студенти кои доаѓаат од различни универзитети од целата земја. Програмата за стипендирање не би била возможна без поддршката од приватните компании, донатори на Фондацијата Албиз.
Програмата „Стипендии за студенти“ прави важна разлика во нивните животи!
 Исто така, на 10 студенти кои дипломирале во 2023 година, со просечна оценка над 9, им е доделено признание и награда во вредност од 1.000 евра за успехот во текот на студиите.
 Во својот поздравен говор, г. Бесир Дерњани, извршен директор на Фондацијата Албиз, рече дека „Фондацијата Албиз, како лидер во промовирањето на филантропијата и општествената одговорност на компаниите, влијаеше да се промени културата на поддршка, претворајќи ја во посебен придонес на компаниите кон општеството. Во нашата филозофија, приватниот сектор е важен дел, не само во економскиот развој на едно општество, туку и во создавањето на вистински општествени вредности, како што се грижата и поддршката за другите“.
Вечерва на присутните им се обрати премиерот на РМВ, г. Талат Џафери кој меѓу другото рече дека „Инвестирањето во младите луѓе, во нивното знаење е влог во подобрување и усовршување на целиот систем во државата“.
Фондацијата Албиз има вистинска соработка и со Министерството за образование и наука на РМВ. „Се чувствувам почестен, но и посветеноста на Фондацијата Албиз кон студентите ја доживувам како поддршка. Почитувани студенти, погледите ги насочуваме кон вас, бидејќи вие сте иднината на нашата земја“, рече во својот говор министерот за образование и наука, г. Јетон Шаќири .
На присутните им се обратија и претседателот на Стопанска Комора на Северозападна Македонија, г. Менди Ќура и Рејхан Сулејмани во име на Советот на донатори на Фондацијата Албиз.