Fondacioni ALBIZ shpallë rezultatet e konkursit për ndarje të 175 bursave për studentë për vitin akademik 2021/22

Në bazë të konkursit për bursa, për vitin akademik 2021/2022, Fondacioni Albiz shpall listën përfundimtare të kandidatëve fitues në programin “Bursa për studentë për vitin akademik 2021/22”.

Pas shqyrtimit dhe vlerësimit të të gjitha aplikimeve, Fondacioni ALBIZ i informon të gjithë studentët se në konkursin “Bursa për studentë” kanë fituar studentët e renditur nga numri rendor 1 deri 175. (sipas listës më poshtë)

SQARIM!

Në vazhdimësi, studentët fitues do të kontaktohen nga Fondacioni ALBIZ për nënshkrim të kontratës për bursë dhe për procedurat administrative të pagesës.

Kandidatët të cilët kanë fituar të drejtën e bursës që nga dita e shpalljes të rezultateve duhet të hapin xhirollogari në HalkBank.

Në ditën e përcaktuar për nënshkrim të marrëveshjes, studentët duhet t’i posedojnë këto dokumente:

  1. Dokument identifikimi
  2. Kopje të xhirollogarisë nga Halkbank
  3. Fituesit duhet të jenë prezent në datën në të cilën janë përcaktuar për nënshkrimin e marrëveshjes, në të kundërtën humbin të drejtën e bursës.
SQARIM!

Studentët të cilët do të fitojnë bursë nga ndonjë institucion tjetër, do t’ju merret e drejta e bursës nga Fondacioni ALBIZ, siç është paralajmëruar në konkurs.

Për listën e fituesve në konkursin bursa për studentë, klikoni këtu: