Fondacioni ALBIZ shpallë rezultatet e konkursit për ndarje të 175 bursave për studentë për vitin akademik 2022/23

 

Në bazë të konkursit për bursa për vitin akademik 2022/2023, Fondacioni Albiz e shpall listën  e përfituesve të bursës në programin “Bursa për studentë për vitin akademik 2022/23”.

Pas shqyrtimit dhe vlerësimit të të gjitha aplikimeve nga ana e Komisionit për bursa, Fondacioni ALBIZ i shpall rezultatet e konkursit në listën e mëposhtme.

Shkarko listën e fituesve në konkursin bursa për studentë, klikoni këtu:

SQARIM!

Studentët fitues do të kontaktohen nga Fondacioni ALBIZ për nënshkrim të kontratës për bursë dhe për procedurat tjera administrative.

Kandidatët të cilët kanë fituar të drejtën e bursës që nga dita e shpalljes të rezultateve duhet të hapin xhirollogari në HalkBank.

Në ditën e përcaktuar për nënshkrim të kontratës, studentët duhet t’i posedojnë këto dokumente:

  1. Dokument identifikimi
  2. Kopje të xhirollogarisë nga Halkbank
  3. Fituesit duhet të jenë prezent në datën në të cilën janë përcaktuar për nënshkrimin e kontratës, në të kundërtën humbin të drejtën e bursës.

SQARIM!

STUDENTËT TË CILËT JANË PËRFITUES TË BURSËS NGA NDONJË INSTITUCION TJETËR, DO T’JU MERRET E DREJTA E BURSËS NGA FONDACIONI ALBIZ, SIÇ ËSHTË PARALAJMËRUAR NË KONKURS.