Pako ushqimore për 100 familje në Komunën e Kumanovës

Fondacioni për zhvillimin e arsimit dhe kulturës ALBIZ në situatën e krijuar me pandeminë COVID-19, siguroi mbështetje për 100 familjet më në nevojë nga Komuna e Kumanovës. Fondacioni Albiz, përmes donacionit nga kompania Dauti Komerc, i është bashkangjitur të gjithë atyre që në këto momente kanë vendosur t’u ndihmojnë njerëzve në nevojë. Kjo bëhet që të jepet sado pak ndihmë me pako ushqimore dhe materiale higjienike çdo familje që ka më shumë nevojë.

Kjo nismë nuk është as e para dhe as e fundit.