|
Vizioni
Vizioni i Fondacionit Albiz është të jetë lider në promovimin e përgjegjësisë shoqërore korporative dhe filantropisë përmes organizimit dhe promovimit të programeve me karakter edukativ, kulturor, ekonomik dhe socio-humanitar në shoqëri.
Misioni
Misioni i Fondacionit Albiz është ta forcoje dhe avancoje shoqërinë përmes krijimit të mundësive, duke siguruar platforma dhe programe arsimore, ekonomike, sociale.
Qëllimet themellore
Qëllimi themelor i Fondacionit Albiz është të japë kontribut për kryerjen e aktiviteteve dhe hulumtimeve të nevojshme me qëllim të zhvillohen aktivitetet shkencore, arsimore, kulturore dhe socio-humanitare, dhe atë:
- Ndarja e bursave për mbështetje të studentëve dhe nxënësve të suksesshëm;
- Zhvillimi i arsimit joformal përmes trajnimeve, kurseve dhe seminareve;
- Mbështetje kulturës përmes manifestimeve dhe krijimeve kulturore, mbështetje shoqatave kulturore-artistike dhe aktiviteteve, manifestimeve dhe kremtimeve tjera kulturore të caktuara në mënyrë të plotësuar;
- Mbështetje klubeve sportive dhe lidhjeve sportive, aktiviteteve, manifestimeve, projekteve dhe shfaqjeve sportive të caktuara në mënyrë plotësuese;
- Mbështetje projekteve dhe aktiviteteve nga fusha e aktiviteteve shoqërore dhe sociale dhe zhvillimi i veprimtarive ekonomike;
- Aktivitete socio-humanitare lidhur me sigurimin e ndihmës për rastet sociale, institucioneve shëndetësore dhe edukativo arsimore, sigurimin e ndihmës humanitare (ushqim, veshmbathje, këpucë, mjete për higjienë, çarçaf) për ndihmë grupeve të rrezikuara, sigurimi i mjeteve financiare dhe ushqim për ndihmë personave të cilët gjenden në pozitë të vështirë materiale;
- Ndihmë në zgjidhjen e problemeve infrastrukturore të një grupi të caktuar të popullatës;
- Sigurimi i bashkëpunimit mes institucioneve të ngjashme nga vendi dhe jashtë;
- Ndarja e bursave për mbështetje të studentëve dhe nxënësve të suksesshëm;

|
|