Bursa për studentë

 

Fondacioni Albiz me realizimin e programit ‘Bursa për studentë’ qëllimi së cilës është ngritja dhe avancimi i të rinjve, kontribuon me një qëllim vizionar drejtë zhvillimit të shoqërisë në përgjithësi. Programi i bursave për nxënës dhe studentë paraqet njërin ndër programet kryesore i cili aplikohet prej vitesh nga Fondacioni Albiz. Prioriteti dhe qëllimi kryesorë është mbështetja e studentëve më të mirë dhe stimulimi i tyre përmes bursave.

Me anë të këtij programi  Fondacioni Albiz ndikon në rritjen e cilësisë arsimore ku këta studentë do të i shndërrojnë rezultatet e tyre të shkëlqyera në kontribut për zhvillimin e shoqërisë. Në parim bursa është mbështetje financiare për grupet e synuara, mirëpo ky program të cilin e implementon Fondacioni Albiz është një mundësi dhe motiv shtesë studentët drejt zhvillimit të tyre, ngritjes individuale dhe profesionale në sferat të cilat ata mësojnë apo studiojnë. Mbështetjen në zhvillimin dhe avancimin e të rinjve Fondacioni Albiz vazhdon ta implemenetoj edhe nëpërmjet  projekteve dhe aktiviteteve  tjera duke realizuar një bashkëpunim të rëndësishëm me bursistët gjatë gjithë vitit akademik.

Programin ‘Bursa për studentë’ Fondacioni Albiz do ta realizon çdo vit shkollor dhe akademik.

Grupi i synuar të cilët do të kenë të drejtë për fitimin e bursës janë nxënësit e shkollave të mesme publike dhe studentët që studiojnë në ndonjë prej universiteteve shtetërore në Republikën e Maqedonisë, Universiteti i Evropës Juglindore si dhe Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik, nga viti i dytë i ndjekjes së ciklit mësimor dhe akademik.

Programi ‘Bursa studentë’ përmban dy kategori  aplikimi dhe ato janë:

–          Bursa sociale

–          Bursa të suksesit

 

Bursa sociale është kategori në të cilën kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë studentët e ciklit të parë (studime deri diplomike) që studiojnë në ndonjë prej Universiteteve shtetërore në Republikën e Maqedonisë, Universitetin e Evropës Juglindore si dhe Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik.

Fituesit e bursës do të marrin bursë gjatë gjithë vitit studimor (nëntë muaj). Vlera e bursës për këtë kategori është  4.200,00 denarë në muaj.

Bursa të suksesit është kategori në të cilën kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë studentët e ciklit të parë (studime deri diplomike) që studiojnë në ndonjë prej Universiteteve shtetërore në Republikën e Maqedonisë, Universitetin e Evropës Juglindore si dhe Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik.

Fituesit e bursës do të marrin bursë gjatë gjithë vitit studimor (nëntë muaj). Vlera e bursës për këtë kategori është  4.200,00 denarë në muaj.

Kushtet dhe kriteret për aplikim :

–          Të jenë studentë të vitit të dytë e tutje

–          Të jenë studentë të rregullt

–          Të mos kenë përsëritur gjatë studimeve

–          Të mos jenë shfrytëzues të bursave ose kredive nga ndonjë institucion apo ndërmarrje tjetër