Fondacioni ALBIZ duke promovuar përgjegjësinë shoqërore korporotative dhe filantropinë si shtylla të misionit që si institucion tenton ta realizojë, në veprimtarinë e vet ka ngërthyer programe dhe aktivitete të përkushtuara për të mirën e shoqërisë dhe rrethit ku vepron.

Fondacioni ALBIZI veprimtarinë e vet e ka shtrirë edhe në realizimin e disa programeve dhe aktiviteteve të krijuara enkas për ato shtresa shoqërore me status të rendë social , duke treguar ndjenjën e solidaritetit humanitar.

Programi Në ndihmë të atyre në nevojë, Fondacioni ALBIZ e realizon nëpërmjet aktiviteteve me karakter socio-humanitar si në vijim:

– Pako Ushqimore për familjet në nevojë

– Ndihmë financiare

– Materiale ndërtimore për familjet pa pullaz mbi kokë

– Përkrahje financiare për mbulimin e operacioneve dhe trajtimeve tjera mjekësore

– Forma të tjera të përkrahjes për shtesat e ndjeshme të shoqërisë

Aktivitetet e lartpërmendura të programit në fjalë janë realizuar ad-hok në bazë të kërkesave të pranuara nga qytetarët si dhe në bazë të projekteve konkrete  aty ku është detektuar nevoja për intervenim me njërën nga ndihmesat e ofruara nga Fondacioni ALBIZ.