Promovimi i projektit: “Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit”

Fondacioni DAUTI  dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore,  më datë 11 Shkurt 2016 (E enjte), në orën 11:30 do të mbajnë një konferencë  për shtyp në hapësirat e Odës Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore.

Qëllimi i kësaj konference për shtyp është promovimi i projektit “Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit”.

Ky projekt është financuar nga Bashkimi Europian dhe do të implementohet nga Fondacioni Dauti në partneritet me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore.

Në konferencën për shtyp do të marrin pjesë përfaqësues zyrtar të Fondacionit Dauti, OEMVP-së, anëtarë të OEMVP-së nga sektori i biznesit, përfaqësues të OJQ-ve e tjera.