“Të rinjtë, për të rinjtë”
Më 17 nëntorë 2021, në hapësirat e Galerisë nacionale ‘Çifte Hamam’- Shkup, Fondacioni për zhvillimin e arsimit dhe kulturës Albiz, shënoi Ditën Ndërkombëtare të studentëve me realizimin e aktivitetit “Të rinjtë, për të rinjtë”.
 
Përmes rrëfimit të eksperiencave studentore dhe profesionale nga Elemdina Asani- neurokirurge, Murat Zherka- regjisor filmi, Edrin Idrizaj- dizajner grafik dhe Nerime Hamidi- kryetare e USSH, studentët patën mundësi që të degjojnë, shkëmbejnë informata, të motivohen dhe inspirohen në arritjen e qellimeve të tyre profesionale.