Ky program është pjesë e iniciativës Local Works të USAID Maqedonia e Veriut, që ka për qëllim t’i fuqizojë aktorët lokal që të ndërmarrin udhëheqje në identifikimin dhe përballjen me sfidat zhvillimore në komitetet e tyre.
Qëllimi i projektit Investime me ndikim shoqëror në komunitete është rritja e investimeve të sektorit privat që do të rezultojë me ndikim pozitiv shoqëror dhe do të përmirësojë standardet e jetesës për të gjithë qytetarët në katër komunat në pjesën veriperëndimore të vendit (Saraj, Zhelinë, Bërvenicë dhe Tearcë). Ky aktivitet i ndihmon bizneset që të bëhen shtytës të njohur të zhvillimit të nxitur nga iniciativat në nivel lokal, në mënyrë që të gjenerojnë ide, të zhvillojnë projekte dhe të mobilizojnë resurse për zbatimin e tyre së bashku me qytetarët, organizatat qytetare, autoritetet komunale dhe palët e tjera të interesuara. Aktiviteti krijon partneritete dhe bashkëpunim ndër sektorial përmes krijimit të platformave të sektorit publik-privat-qytetar dhe këshillave të zhvillimit lokal në bashkitë e synuara. Aktiviteti gjithashtu ndihmon në ngritjen e kapaciteteve të palëve të interesuara vendore për planifikimin dhe zbatimin e projekteve të zhvillimit lokal. Duke prezantuar dhe përmirësuar modelin ekzistues të përgjegjësisë shoqërore korporatave të Fondacionit Albiz, aktiviteti synon të krijojë mekanizma efektivë dhe të qëndrueshëm për zgjidhjen e problemeve të komunitet. Një fokus i veçantë i kushtohet promovimit të pjesëmarrjes aktive të të rinjve, grave dhe kategorive të tjera të cenueshme të qytetarëve për të përgatitur projekte që do të plotësojnë nevojat e tyre specifike.
Rritja e investimeve të sektorit privat në projekte me ndikim të gjerë shoqëror
Krijimi i partneriteteve ndër sektoriale për zhvillim të udhëhequr nga iniciativa në nivel lokal
KOHËZGJATJA:
Qershor 2021 – 2025
PARTNERËT PËR ZBATIM
Fondacioni Albiz në bashkëpunim me:
Dauti Komerc dhe Omnium Coaching & Training
PARTNERËT KRYESOR NË NIVEL KOMBËTAR
Autoritetet lokale të Sarajit, Zhelinës, Bërvenicës dhe Tearcës
Odat ekonomike, Organizatat qytetare, Këshillat rinore.
Ueb: https://siic.albiz.org.mk