Zhvillimi i sektorit civil është fundament dhe më se i domosdoshëm që një shoqëri të zhvillon vlerat e saja të mirëfillta, demokratike si dhe të inkurajojë qytetarët të jenë të angazhuar në bashkësitë ku ata jetojnë për të ngritur nivelin e vetëdijes për përgjegjësinë shoqërore që secili individ e mbart mbi vete.
Për tu bërë ky zhvillim i sektorit civil drejt promovimit të vlerave edukative, sociale, demokratike është vështirë i arritshëm nëse nuk ekziston bashkëpunim ndër institucional, mbrenda vetë sektorit civil, me institucionet e shtetit si dhe institucionet ndërkombëtare.
Fondacioni ALBIZ rrugën drejt fuqizimit dhe arritjes të qëllimeve të veta afatgjata do të mund ta bëjë vetëm nëpërmjet bashkëpunimit me institucionet e lartëpërmendura duke e bazuar këtë bashkëpunim në shtyllat e partneritetit, participimit të përbashkët, transparencës, përgjegjësisë si dhe respektit të ndërsjelltë dhe mu për këtë është i determinuar si institucion të promovojë një bashkëpunim të këtill.
Gjatë kësaj periudhe kohore të veprimtarisë së vet Fondacioni ALBIZ disa nga aktivitetet e veta i ka realizuar në bashkëpunim me këto institucione:
Fuqizimi i rolit të Fondacionit ALBIZ në shoqërin ku vepron, arrtijet dhe realizimi i programeve dhe platformave është mundësuar nga përkrahja financiare dhe morale e donatorëve të cilët me mbështetjen e aktiviteteve tona, kanë mbështetur ndryshimet pozitive, ngritjen dhe kultivimin e vlerave të mirëfillta në shoqërin tonë.