Kur ju nuk bëni asgjë, ju ndjeheni të zhytur plotësisht dhe të pafuqishëm. Por kur ju merrni iniciativa dhe ju përfshiheni, ju ndjeni ndjenjën e shpresës dhe arritjes që vjen nga dija dhe angazhimi që ju jeni duke punuar për ti bërë gjërat më mirë.
Albert Ajnashtajn
Unë vetë nuk mund të ndryshoj botën, por unë mund të hedhi një gur në ujë për të krijuar shumë valë.

Nënë Tereza
Учествувај

Зошто и како да се придружите

Станете дел од ФНД АЛБИЗ

Për tu bërë pjesë e Fondacionit ALBIZ si vullnetarë dhe pjesë e ekipit është e nevojshme që ju të përkrahni vizionin, mision dhe të dërgoni një letër interesimi për vullnetarë në FND Albiz dhe një biografi. Stafi i FND ALBIZ do të ju informojë për mundësinë për tu përfshirë si vullnetarë në afat të shkurtër kohor.
Fondacioni ALBIZ mvarësisht nga numri i të paraqiturve zakonisht pranon vullnetarë për periudha kohore kur implementon programet dhe aktivitetet.
Fondacioni ALBIZ ofron mundësinë që vullnetarët ti inkuadron duke ju mundësuar që të propozojnë ide dhe të cilat në bazë të realizueshmërisë ti implementojë.
Të gjithë ata të cilët shprehin gatishmërinë dhe dëshirën për tu përfshirë do të inkuadrohen konformë ligjit për vullnetarizëm.

Emailin zyrtar:

info@albiz.org.mk