Fondacioni ALBIZ gjatë dy viteve ndau 255 bursa për nxënës dhe studentë duke iu dhënë një përkrahje financiare dhe morale duke treguar një përgjegjësi shoqërore për krijimin e kuadrove më të shëndosha dhe një motiv shtesë për të vazhduar me suksesin e tyre.
Përkrahjen e të rinjëve si pjesë më vitale e shoqërisë
Përmirësimin dhe krijimin e kushteve më të mira në shkollat duke iu mundësuar proces edukativo arsimor më cilësor.
Fondacioni ALBIZ poashtu i përkushtuar për të mirën e shoqërisë, kujdes të veçantë tregoi për shtresat më të ndjeshme të shoqërisë duke iu ndihmuar atyre në nevojë nëpërmjet pakove ushqimore, materialeve ndërtimore si dhe mbulesës financiare.
Fondacioni ALBIZ së fundi është në fazën e realizimit të aktiviteteve humanitare për familjet me status të rëndë social, akcionin e dhënies se pakove ushqimore me rastin e muajit të Ramazanit.
Bëhuni edhe ju pjesë e këtij akti filantropik, nëpërmjet donimit të mjeteve financiare në xhiro llogarinë e Fondacionit ALBIZ , ku do fuqizoni aktivitetin e ndërmarrë nga Fondacioni ALBIZ dhe njëherit do të tregoni një përgjegjësi të rrallë shoqërore në përkrahjen e familjeve me status të rëndë social.