PARTNERËT PËR ZBATIM Fondacioni Albiz në bashkëpunim me: Dauti Komerc dhe Omnium Coaching & Training
PARTNERËT KRYESOR NË NIVEL KOMBËTAR Autoritetet lokale të Sarajit, Zhelinës, Bërvenicës dhe Tearcës Odat ekonomike, Organizatat qytetare, Këshillat rinore. Ueb: https://siic.albiz.org.mk
Ky program, pjesë e iniciativës Local Works të USAID Maqedonia e Veriut, synon të fuqizojë aktorët lokal për të identifikuar dhe përballuar sfidat zhvillimore në komunitetet e tyre. Qëllimi është rritja e investimeve private me ndikim shoqëror në katër komuna të veriperëndimit (Saraj, Zhelinë, Bërvenicë dhe Tearcë), përmirësimin e standardeve të jetesës dhe nxitjen e zhvillimit lokal përmes partneriteteve dhe bashkëpunimit ndër sektorial.
Objektivat
Rritja e investimeve të sektorit privat në projekte me ndikim shoqëror.
Krijimi i partneriteteve ndër sektoriale për zhvillim të udhëhequr nga iniciativa lokale.