Bashkëpunimi

Zhvillimi i sektorit civil është thelbësor për promovimin e vlerave demokratike dhe angazhimin e qytetarëve në komunitetet e tyre, duke rritur vetëdijen për përgjegjësinë shoqërore. Ky zhvillim është i vështirë pa bashkëpunim ndërinstitucional mes sektorit civil, institucioneve shtetërore dhe atyre ndërkombëtare. 

Fondacioni ALBIZ beson se fuqizimi dhe arritja e qëllimeve afatgjata janë të mundshme vetëm përmes partneritetit, transparencës, përgjegjësisë dhe respektit të ndërsjelltë.

Donatorët

Fuqizimi i rolit të Fondacionit ALBIZ në shoqërinë ku vepron, arrtijet dhe realizimi i programeve dhe platformave është mundësuar nga përkrahja financiare dhe morale e donatorëve të cilët me mbështetjen e aktiviteteve tona, kanë mbështetur ndryshimet pozitive, ngritjen dhe kultivimin e vlerave të mirëfillta në shoqërin tonë.