Qëllimi i kësaj platforme është zhvillimi i  kapaciteteve intelektuale përmes programeve, të cilat I mbështetin studentët në rrugën e tyre drejt zhvillimit profesional, duke pasur parasysh zhvillimin e kuadrove cilësore, të cilat do t’i shërbejnë shoqërisë ku veprojnë. Përmes kësaj platforme Fondacioni Albiz ofroi mbështetje financiare, nxitje dhe mundësi, programe për trajnim për avancimin e njohurive dh shkathtësive të tyre, si dhe mbështetjen pa rezervë në përpjekjet e tyre pioniere në sferën e edukimit dhe arsimit.

Storje suksesi

Nxënësit dhe studentët përballen me sfida të ndryshme në ndërtimin e tyre profesional. Për t’u motivuar dhe për të mos dorëzuar, inspirimi është thelbësor.

Fondacioni Albiz organizon projektin “Storje suksesi,” ku personalitete të suksesshme ndajnë përvojat e tyre për të motivuar të rinjtë.

Trajnime

Fondacioni Albiz ofron trajnime të ndryshme për të rinjtë, duke u fokusuar në zhvillimin e aftësive si komunikimi efektiv dhe përgatitja e CV-së.
Këto trajnime ndihmojnë pjesëmarrësit të jenë më konkurrues në tregun e punës dhe të ndërtojnë karrierën e tyre.

Intership Programi

Programi i Praktikës i Fondacionit Albiz ofron mundësi për studentët të kryejnë praktikën në kompanitë donatore të Fondacionit Albiz.
Ky program ndihmon studentët të zhvillojnë aftësi profesionale, të aplikojnë njohuritë e tyre dhe të ndërtojnë lidhje të rëndësishme për karrierën.