Kjo platformë ka si qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për çështjet e humanizmit dhe solidaritetit. Fondacioni Albiz angazhohet të ndihmojë personat në nevojë duke ofruar donacione dhe paketa ushqimore për familjet me vështirësi sociale, ndihmë financiare dhe materiale për ndërtimin e shtëpive për ata që nuk kanë strehë, si një formë aktive solidariteti.
Misioni i kësaj platforme është të përcjellë mesazhin se bashkëpunimi dhe ndihma ndaj njerëzve në nevojë janë thelbësore për ndryshimet pozitive në shoqëri.

Në ndihmë të atyre në nevojë

Fondacioni ALBIZ promovon përgjegjësinë shoqërore dhe filantropinë si pjesë të misionit të tij, duke organizuar programe dhe aktivitete për mirëqenien e shoqërisë. Ai fokuson veprimtarinë në ndihmën e grupeve me status të rëndë social, duke treguar solidaritet humanitar.

Programi “Në ndihmë të atyre në nevojë” përfshin:

  • Pako ushqimore për familjet në nevojë
  • Ndihmë financiare
  • Materiale ndërtimore për ata pa strehë
  • Mbështetje financiare për operacione dhe trajtime mjekësore

Aktivitetet realizohen në bazë të kërkesave nga qytetarët dhe projekteve konkrete ku është identifikuar nevoja për ndihmë.