Vizioni i Fondacionit Albiz është të jetë lider në promovimin e përgjegjësisë shoqërore korporative dhe filantropisë përmes organizimit dhe promovimit të programeve me karakter edukativ, kulturor, ekonomik dhe socio-humanitar në shoqëri.
Misioni
Misioni i Fondacionit Albiz është ta forcoje dhe avancoje shoqërinë përmes krijimit të mundësive, duke siguruar platforma dhe programe arsimore, ekonomike, sociale.
Qëllimet themelore
Qëllimi themelor i Fondacionit Albiz është të kontriboj në zhvillimin e aktiviteteve shkencore, arsimore, kulturore dhe socio-humanitare, dhe atë:
Ndarja e bursave për mbështetje të studentëve të suksesshëm;
Zhvillimi i arsimit joformal përmes trajnimeve, kurseve dhe seminareve;
Mbështetje për kulturën dhe shoqatat kulturore-artistike;
Mbështetje për klubet dhe aktivitetet sportive;
Aktivitete socio-humanitare për ndihmë rasteve sociale, institucioneve shëndetësore dhe edukative;
Ndihmë për probleme infrastrukturore të popullatës;
Sigurimi i bashkëpunimit mes institucioneve të ngjashme;