KOHËZGJATJA: DATA

PARTNERËT PËR ZBATIM
Fondacioni Albiz në bashkëpunim me:

PARTNERËT KRYESOR NË NIVEL KOMBËTAR

Projekti “Zgjidhjet Inovative Digjitale Komunale në Komunën e Tetovës,” i financuar nga Bashkimi Evropian, synon të përmirësojë cilësinë e jetesës në komunën e Tetovës përmes transformimit digjital të shërbimeve komunale. Duke qenë një nga komunat me densitet të lartë të popullsisë, Tetova përballet me mbingarkesë në administratë dhe procese manuale të ngadalta. Ky projekt adreson këto sfida duke krijuar një platformë teknologjike të avancuar për shërbimet urbanistike dhe inspektoriale, duke trajnuar stafin komunal dhe duke përfshirë qytetarët dhe bizneset në përdorimin e saj. Si rezultat, projekti do të rrisë efektivitetin e mbledhjes së fondeve dhe do të hapë mundësi për investime të reja në urbanizimin inteligjent dhe mbrojtjen e mjedisit. Ndër rezultatet e pritshme përfshihen: zhvillimi i një platforme moderne TIK për komunën, ngritja e kapaciteteve të stafit për përdorimin e teknologjisë, dhe promovimi i shërbimeve digjitale për qytetarët dhe ndërmarrjet.