Sot, në bashkëpunim me kompaninë Tempo Profili 99 dhe Fondacionin Albiz, u realizua një donacion për nevojat e spitalit onkologjik.
Donacioni përfshin 5 makina pastrimi dhe 10 karroca për pacientë.
Ky donacion do të ndihmojë në përmirësimin e kushteve dhe sigurimin e një ambienti më të pastër dhe më të rehatshëm për pacientët.
Kjo paraqet një hap të rëndësishëm në përmirësimin e cilësisë së kujdesit për të gjithë ata që kanë nevojë.