Më 17 Nëntor në Ditën Ndërkombëtare të Studentëve, ditë që simbolizon ngritjen e zërit të studentëve për përmirësimin e kushteve dhe rrethanave në të cilën gjenden studentët, Fondacioni Dauti në bashkëpunim me bursistë të fondacionit organizuan debat me temë “Sfidat studentore”.
Debati u organizua në Shtëpinë e Zejtarëve në Çarshinë e vjetër në Shkup, ku studentët patën mundësi të prezantojnë punimet e tyre në lidhje me temën e lartpërmendur duke iu përgjigjur thirrjes paraprake të lëshuar nga Fondacioni Dauti.
Hapjen e debatit e bëri drejtori i Fondacionit Dauti z.Ilir Idrizi i cili tha se fondacioni në realizimin e misioni të saj për së afërmi mbështet studentët në rrugëtimin e tyre akademik, mirëpo mbështetja nuk ngel me kaq krahas kësaj Fondacioni Dauti përcjell ecurinë dhe zhvillimin e studentëve në forma të ndryshme siç janë seminare, trajnime dhe debate, pikërisht në saj të këtij angazhimi është edhe ky debat i sotshëm që përkon me Ditën Ndërkombëtare të Studentëve 17 Nëntorin.
Me punimet e tyre u prezantuan studentja e Universitetit Ballkanik Tirana Ameti, studentja e Universitetit Shtetërorë të Tetovës Nezrane Rustemi, studenti i Universitetit Shën Qirili dhe Metodij Suad Berisha dhe studenti i Universitetit Shtetërorë të Tetovës Besir Ibishi të cilët dhanë një përshkrim të peripecive dhe sfidave me të cilat ballafaqohen studentët nga këto universitete.
Në debat u kyçën edhe student të tjerë prezent me pyetjet dhe replikat e tyre që ngjallën një atmosferë të mirëfilltë debati.