Më 1 dhe 2 qershor të këtij viti, në Shkup, Fondacioni Albiz e organizoi takimin dyditor me organizatat qytetare, në kuadër të projektit “Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit”. Takimi u mbajt në hotelin Mramor.

Organizatat që morën pjesë në këtë takim paraprakisht u zgjodhën në thirrjen publike për organizatat qytetare, të cilat do të jenë pjesë e Platformës joformale të OJQ-ve për bashkëpunim me sektorin e biznesit. Prej 55 organizatave të paraqitura u zgjodhën 36 organizata qytetare.

Takimi dyditor me organizatat qytetare kishte për qëllim njoftimin e organizatave me gjendjen momentale të bashkëpunimit mes OJQ-ve dhe sektorit të biznesit.  Gjatë gjithë kohës u punua në grupe, ku ata punuan rreth formulimit të vizionit dhe misionit të platformës, përcaktimit të vlerave të platformës, rregullat e funksionimit të platformës,  si do të komunikohet mes anëtarëve të platformës, si dhe rreth përgatitjes së strukturës së funksionimit të platformës dhe plani i veprimit.

Pjesëmarrësit shprehën gatishmëri për të kontribuar në këtë platformë, duke cekur se është platforma e parë e këtij lloji. Trajnuese në këtë punëtori dyditore ishte Nikica Kusenikova nga Konekt. Takimi i radhës do të mbahet në shator të këtij viti në Strugë.

IMG_2564 IMG_2551

??????????????

METADATA-START

Kategoritë Lajme