Në përpjekje të vazhdueshme për përkrahjen, ngritjen dhe zhvillimin e shoqërisë Fondacioni DAUTI duke synuar avancimin dhe krijimin e mundësive për një proces më të mirë edukativo-arsimor dhuroi 93 libra mësimore për fëmijët pranë çerdhes dy gjuhësore Mozaik.
Dhurimi i librave u realizua me një vizitë të drejtorit të Fondacionit DAUTI në hapësirat e çerdhes Mozaik, takim që mundësoi të njoftohet rreth procesit mësimor, aktiviteteve, stafit si dhe fëmijëve pranë këtij institucioni.
Ai përshendeti funskionimin e kësaj çerdheje e cila përvceç edukimit që ka si proces primar, mundëson që fëmijët të kalojnë kohën e tyre në një ambient familjar duke kultivuar mirëkuptimin, tolerancën, njohjen e kulturës dhe gjuhës të njëri tjetrit që duhet ndjekur edhe nga shumë institucione të njejta në vend. Ai shpreson se dhurimi i këtyre librave do mundësoj edukimin dhe fitimin e njohurive të reja të fëmijëve dhe gjeneratave të cilat vijnë pas tyre.