48 orë inovacion, kreativitet dhe sfidë – Hakaton për aplikacione novatore për jetesë urbane 2024!
Dy ditë, 15 ekipe dhe qindra orë kodimi me një qëllim – ta bëjmë Tetovën më inovative!
Fondacioni Albiz, në bashkëpunim me Komunën e Tetovës, organizoi sfidën më të madhe teknologjike të vitit, ku të rinjtë më kreativë zhvilluan zgjidhje digjitale për qytetin.
Pas një gare intensive, 4 idetë më të mira triumfuan, duke fituar secila nga 10,000 EURO për ta bërë realitet vizionin e tyre:
  • Meriton Ibraimi, Alban Ibraimi, Elira Abduramani, Sazan Ilazi – ParkSense
  • iSolve – Asistent digjital për qytetarët
  • Aqim Iljazi, Asri Nuhi, Krenar Huseini, Neshat Ajruli – E-platforma për raportim
  • Digital School – E-Inspektor
Ky Hakaton dëshmoi edhe një herë potencialin e jashtëzakonshëm të të rinjve tanë! Çdo pjesëmarrës dha një kontribut të vlefshëm, çdo ide solli një perspektivë të re dhe çdo linjë kodi ishte një hap drejt së ardhmes.
Falënderim i veçantë për mentorët që i udhëhoqën aplikantët dhe për komisionin e vlerësimit për përkushtimin e tyre.
Projekti “Zgjidhje Inovative Digjitale Komunale” mbështetet financiarisht nga Delegacioni i Bashkimit Evropian
Tetova, qyteti i së ardhmes – në hap me digjitalizimin!