Sot, Fondacioni Albiz, në kuadër të platformës kulturore-sportive, shënoi përmbylljen e edicionit të 10-të të Ligës shkollore në futboll të vogël, i cili u zhvillua në sallën sportive të SH.F. “Dituria” në Saraj.
Gjatë gjithë turneut, nxënësit shfaqën shpirt gare dhe bashkëpunim, duke promovuar sportin si një mënyrë jetese të shëndetshme dhe duke forcuar lidhjet shoqërore mes tyre – një përfitim i rëndësishëm i socializimit përmes aktiviteteve sportive.
Fituesit e këtij edicioni janë:
Vendi i parë – SHF “Dituria” – Saraj
Vendi i dytë – SHF “Bajram Shabani” – Kondovë
Vendi i tretë – SHF “Drita” – Rashçe
Golashënuesi më i mirë – Furkan Bekteshi nga SHF “Dituria”
Portieri më i mirë – Muhamet Iseni nga SHF “Bajram Shabani”
Fondacioni Albiz do të vazhdojë të përkrahë të rinjtë në aktivitetet e ardhshme sportive, duke nxitur përfshirjen, shëndetin dhe ndërtimin e komuniteteve të bashkuara.