Fondacioni Albiz hap mundësi dhe perspektiva për studentët e Maqedonisë së Veriut duke ofruar program për interniship studentore (punë praktikë për student) në hapësirat e kompanive donatore të Fondacionit Albiz për aplikuesit nga të gjithë universitetet publike dhe ato private.

I. KRITERET PËR APLIKIM

Për të qenë të pranueshëm, studentët duhet të plotësojnë këto kushte:

  1. Të jenë studentë të rregullt;
  2. Të jenë studentë të vitit të dytë, tretë dhe të katërt
II. MËNYRA E APLIKIMIT

Të interesuarit duhet të aplikojnë online duke plotësuar formularin zyrtar përmes linkut të mëposhtëm:

🔗 Kliko këtu për të aplikuar
III. AFATI I APLIKIMIT

Aplikimet janë të hapura nga:
4 Korrik 2025 (e premte) deri më 15 Korrik 2025 (e martë), ora 12:00

IV. KOMPENSIMI FINANCIAR

Studentëve pjesëmarrës do t’u ofrohet kompensim financiar nga Fondacioni Albiz për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit dhe ushqimit. Pagesat do të realizohen përmes transferit bankar në xhirollogaritë e tyre personale.

 

Kategoritë Lajme