Pas një muaji angazhim në ambiente pune, përfundoi Programi për punë praktike për studentët të organizuar nga Fondacioni Albiz.
Programi u mundësoi atyre që të fitojnë përvoja të reja, njohuri dhe të socializohen. Studentët patën mundësinë që nga afër të njoftohen me proceset e punës të profesionit që do ta ushtrojnë në të ardhmen.
Për Fondacionin Albiz, investimi në zhvillimin e të rinjve është investim në të ardhmen e tyre dhe të shoqërisë.
Falënderojmë kompanitë për bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë.