Mbështetje për Programin e Bursave Studentore 2025/26
Duke u bashkuar në këtë mision, krijojmë horizonte të reja për zhvillim dhe përparim të qëndrueshëm. Programi i bursave synon të fuqizojë studentët e përkushtuar dhe të talentuar, duke kontribuar në formimin e profesionistëve të së ardhmes.
Mobilizimi i sektorit të biznesit konsiderohet thelbësor për mbështetjen e programit të bursave për vitin akademik 2025/26, në kuadër të të cilit do të mundësohen bursa për 175 studentë. Kontributi i biznesit luan një rol të rëndësishëm në avancimin arsimor dhe në zhvillimin social-ekonomik të vendit.
Ky poster është krijuar si pjesë e aktivitetit ‘Organizimi i një mini-fushate për mobilizimin e sektorit privat’, që zhvillohet në kuadër të projektit ‘Mbështetja e bursave studentore përmes mobilizimit të sektorit privat’, implementuar nga Fondacioni Albiz dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive.

