Memorandumet e bashkëpunimit me kompanitë: Hap drejt mbështetjes afatgjatë të bursave studentore

Gjatë muajit shtator 2025, Fondacioni Albiz ndërmori hapa të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit me sektorin privat, në kuadër të aktivitetit  për nënshkrimin e memorandumeve të bashkëpunimit me kompanitë. Qëllimi kryesor i kësaj nisme ishte sigurimi i mbështetjes afatgjatë financiare për bursat studentore, si dhe krijimi i mekanizmave të qëndrueshëm për përfshirjen e bizneseve në zhvillimin arsimor. Në këtë fazë, u nënshkruan memorandume me kompanitë Adrijus, Eftinija Impex, Baukop dhe Dauti Komerc, të cilat shprehën gatishmërinë për të kontribuar në formimin e fondeve të bursave dhe për të ofruar mundësi potenciale për praktika profesionale. Këto marrëveshje përfaqësojnë një hap të rëndësishëm në nxitjen e përgjegjësisë shoqërore të bizneseve dhe në krijimin e mbështetjes së drejtpërdrejtë për studentët.

Përveç bashkëpunimeve lokale, ekipi i projektit vazhdoi të hulumtojë burime shtesë financimi, përfshirë aplikime për grante ndërkombëtare dhe nisma për kampanja të mbledhjes së fondeve. Këto veprime synojnë të sigurojnë që programi i bursave të ketë një mbështetje të qëndrueshme dhe afatgjatë, e cila do të mundësojë më shumë mundësi për studentët dhe zhvillimin e tyre profesional.

Ky material është pjesë e projektit “Mbështetja e bursave studentore përmes mobilizimit të sektorit privat”, i implementuar nga Fondacioni Albiz dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive.

Kategoritë Lajme