Në manifestimin e organizuar nga Fondacioni DAUTI më 18 shkurt 2014 u bë ndarja solemne e bursave për nxënës dhe student për vitin akademik 2013/14. Është viti i tretë me radhë që Fondacioni DAUTI kurorëzon suksesin e 140 nxënësve dhe studentëve, program i cili për qëllim ka përkrahjen e arsimit.
Gjithsej nga 140 bursistë, bursa fituan 70 nxënës, 65 studentë dhe 5 studentë të talentuar nga gjithë Republika e Maqedonisë. Realizimin e këtij programi për tre vjet me radhë e përkrahën shumë kompani, kurse këtë vit si donatorë ishin Prince Enterprise me 20 bursa, Alma-M me 10 bursa, Dauti Transportshped me 10 bursa, Izvor me 10 bursa, Frukt Import 3 bursa, Rozen Center 3 bursa, Uniqa 2 bursa dhe Dauti Komerc, të cilëve iu nda mirënjohje për kontributin e dhënë në këtë projekt nga kryetari i OEMVP, Menders Kuçi. Përkrahja e Fondacionit DAUTI tregon se kompanitë shqiptare tregojnë një përgjegjësi shoqërore të lart, duke ndihmuar proceset edukativ-arsimore. Gjatë këtij manifestimi ishin prezent përfaqësues të institucioneve qeveritare, institucioneve arsimore, sektorit civil, personalitete të rëndësishme si dhe dashamirë të Fondacionit DAUTI.