Më 10 maj 2014, në hapsirat e Komunës Saraj u mbajt edicioni i dytë i proektit Storje Suksesi për vitin 2014, ku i ftuar si mysafirë i rradhës ishte prof. Nazmi Ejupi pronarë i kompanisë Benton NI nga Kumanova. Në këtë eveniment prezent ishte edhe themeluesi  i Fondacionit Dauti z.Xhemail Dauti, anëtarë të Këshillit drejtues mirëpo vlenë të theksohet interesi i madhë tek studentët dhe nxënësit bursistë të Fondacionit Dauti të cilët ishin në numër të konsiderueshëm prezent.

 

Takimin e hapi drejtori ekzekutiv i Fondacionit Dauti z.Sokol Zeqiri i cili tha disa fjalë rreth aktiviteteve të fondacionit dhe shpalosi disa aktivitete të planifikuara për në të ardhmen.

 

Storjen e tijë mbreslënëse z.Nazmi Ejupi e prezantojë me shumë përkushtim duke theksuar momentet kyçe të jetës së tijë, ngritjes profesionale, peripecitë, themelimin e kompanisë së tijë e deri në ditët kur tani është ligjërues ne Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe kompanija e themeluar nga ai eksporton prodhimet në gjtha vendet e rajonit.

 

Storje suksesi si projekt burimorë i Fondacionit Dauti edhe kësaj here arriti ta përbush qëllimin për të qënë inspirim dhe motivim shtesë i studentëve dhe nxënësve duke dëshmuar se me punë  dhe përkushtim suksesi është i pashmangshëm.

Kategoritë Lajme