Në praninë e studentëve dhe nxënësve bursisitë të Fondacionit DAUTI dhe në prezencën e themeluesit të Fondacionit z.Xhemail Dauti dhe anëtarëve të Këshillit drejtues ,  më 24 maj e shtunë, në amfiteatrin e Universitetit të Evropës Juglindore në Shkup u realizua edicioni i tretë i Storje Suksesi ku mysafirë ishte aktori Bajrush Mjaku.

 

Takimin e hapi përfaqësuesi i Fondacionit Dauti z.Ilir Idrizi i cili tha disa fjalë rreth aktiviteteve të fondacionit gjatë kësaj periudhe.

 

Aktori Bajrush Mjaku shpalosi para të pranishmëve momente të rëndësishme në karierën e tijë 40-të vjeçare, duke potencuar vullnetin dhe ambicjet e tijë për skenën dhe teatrin, turnetë e tijë nëpër teatrot dhe festivalet teatrore anekënd botës, çmimet ndërkombëtare të cilat e kanë kurrorëzuar karierën e tijë, të pranishmit ndoqën edhe disa sekuenca të shkëputura nga dy monologje si “Ditari i një të çmenduri” dhe “Mbrojtja e Sokratit” si vepra më të rëndësishme në karierën e aktorit.

 

Pas një kokteli modest i organizuar nga Fondacioni Dauti vazhdoj pjesa e tretë ku pësuan pyetje të shumta nga burësistët drejtuar aktorit e që begatuan më tepër këtë eveniment.

Kategoritë Lajme