Fondacioni Dauti në bashkëpunim me Lucca Leadership Macedonia realizuan trajnimin ndërkombëtar për Lidership Transformues, trajnim një javor me trajnues ndërkombëtarë ku morën pjesë 21 participues nga vende të ndryshme të botës, trajnimi u zhvillua në Berov ku pjesemarrës ishin edhe disa nga bursistët e Fondacionit Dauti.

 

Ky trajnim kishte për qëllimi fuqizimin e  pjesëmarrësve me përvoja dhe aftësi për të bërë ndryshime pozitive në komunitetet ku ata veprojnë. Ky program mundësoi që pjesëmarrësit të zhivllojnë aftësitë e tyre të liderit nëpërmjet sesioneve të cilat u përcollën me detyra të krijuara enkas për ti furnizuar pjesëmarrësit me njohuri dhe aftësit për të tejkaluar sfidat drejt realizimit të qëllimeve.

 

Trajnimi u realizua në disa module siç ishin: lidershipi transformativ, disciplinat e lidershipit transformativ, sesion mbi komunikimin, zotërimi personal module këto që vunë në sfidim secilin nga pjesëmarrësit e që njëherit mundësuan aftësimin e kapaciteteve të liderit tek çdonjëri.

 

Fondacioni Dauti i cili në objektivat e tij ka ngritjen e kapaciteteve dhe aftësive tek të rinjët do të vazhdoj të zhvillojë dhe përkrahë trajnime të këtilla që këta të rinjë njohuritë e tyre ti mbartin tek rrethi ku jetojnë dhe veprojnë për një qëllim vizionar drejt zhvillimit të shoqërisë në përgjithësi.

Kategoritë Lajme