Më 18 Qershor (e Mërkur) në Shtëpinë e zejtarëve (zanateve) në Çarshinë e vjetër,Fondacioni Dauti në bashkëpunim me Iniciativën Studentore USHT – Shkup organizuan ligjëratë dhe bashkëbisedim me Daut Demakun. Kjo ligjëratë u realizua me qëllim që studentët prej së afërmi të njoftohen me personalitetin e Daut Demakut dhe ligjëratat e tij për ‘mendimet pozitive’.

 

Daut.Demaku në ligjëratën e tijë mbi ligjet e mendjes dhe mendimin pozitiv mbarti mesazhe dhe porosi të qarta tek pjesëmarrësit për njohjen e vetvetes dhe krijimit të vetëbesimit si një shtyllë e rëndësishme e suksesit në jetë, ku potencoj se çdo njeri është i veçantë dhe duhet të përpiqet që ti zbulojë potencialet e tij.

 

Pas një kokteji modest dhe recitimit të një poezie të autorit, pasojë debati i hapur ku pjesëmarrësit parashtruan pyetjet e tyre të cilave Daut Demaku me mjaftë mjeshtëri ju përgjigj.

 

Fondacioni Dauti do të vazhdoj të jetë pjesë e realizimit të ligjëratave të tilla që mundësojnë ngritjen e nivelit edukativ dhe zhvillimit e njohurive të reja tek të rrinjët.

Kategoritë Lajme