Me 24 Qershor (e martë) me fillim në ora 18:30 në Qendrën Informative Kulturore (QIK), Fondacioni DAUTI realizoi promovimin e tre librave të dalura nga Konkursi i botimeve për vitin 2014.

 

Para auditoriumit të përbërë prej autorësh, publicist, botues përfaqësues institucionesh fjalën hyrëse e mori themeluesi i Fondacionit DAUTI z.Xhemail Dauti i cili tha se Fondacionit DAUTI është bërë promotorë dhe përkrahës i denjë i zhvillimit dhe fuqizimit të proceseve edukativo-arsimore dhe kulturore në vend. Këtë e dëshmojnë programet të cilat mbështesin studentët dhe nxënësit në rrugëtimin e tyre drejt dijes, programet trajnuese për avancimin e njohurive dhe shkathtësive të tyre, mbështetjen e pa rezervë në përpjekjet e tyre pioniere në shkencë dhe kulturë.

 

Z.Dauti shtoj se Fondacioni DAUTI në përmbushje të vizionit dhe misionit të vetë, drejtë fuqizimit të kulturës e në veçanti librit ka përkrahur autorë dhe vepra të ndryshme duke kanalizuar këtë veprimtari me një konkurs të veçantë për botime, dhe njëherit uroj autorët e veprave e të cilëve u përkrahën në këtë konkurs duke bërë thirrje për autorët që të konkurrojnë në konkursin e radhës për përkrahjen e botimeve për vitin 2015. Z. Dauti shprehu mirënjohje për këshillin drejtues dhe komisionin për evaluimin e botimeve në përbërje prej pedagog dhe publicist z.Baki Bakiu, prof.dr. Ali Pajazit dhe prof.dr.Mustafa Ibrahimi për angazhimin e tyre në përzgjedhjen e veprave në konkurrim.

Mbarëvajtjen dhe procedurat gjatë përzgjedhjes së veprave i elaboroj anëtari i komisioni të botimeve z.Baki Bakiu ku sqaroi se nga 15 (pesëmbëdhjetë) vepra në konkurrim Fondacioni Dauti përkrahu 10 (dhjetë) vepra dhe në tre vepra shfaqet si botues. Veprat të cilat u promovuan në kë eveniment ishin:    

 

– Kodi i (vetë) njohjes – Xhelal Jakupi

– Prozë popullore nga Karshiaka e Shkupit- Hasan Ramadani

– Muzeu arkeologjik dhe etnologjik “Krosi” në Derven të Shkupit- Refik Krosi

 

Për prezantim të detajuar të  veprave të promovuara, fjalën e morën recensentët të cilët me një qasje kritike letrare përshkruan thelbin dhe mesazhet që autorët mbartin në këto vepra duke bërë me dije rëndësinë e këtyre veprave për lexuesit.

 

Fondacioni Dauti do vazhdoj të përkrah autorët dhe krijimtaritë e tyre tashmë me një konkurs dedikuar botimeve që do të shpallët me 1 Tetor i cili do të zgjasë deri më 31 Dhjetorë të këtij viti.

Kategoritë Lajme