K O N K U R S

(Për ndarje  të bursave për studentë për vitin akademik 2014/2015)

 

Fondacioni “DAUTI“ shpall konkurs për:

 

Bursa për studentë për vitin akademik 2014/2015.

 

APLIKIMI

 

Të drejtë për aplikim në këtë konkurs kanë studentët që studiojnë në ndonjë prej Universiteteve Shtetërore në Republikën e Maqedonisë  dhe Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik  në ndonjë prej fakulteteve në vijim

 

-Fakulteti Arkitekturës;

-Fakulteti i Shkencave Bioteknike;

-Fakulteti i Ndërtimtarisë;

-Fakulteti Elektroteknikës dhe Teknologjisë Informative;

-Fakulteti i Makinerisë ;

-Fakulteti Xeheror – Gjeologjik;

-Fakulteti Teknik;

-Fakulteti Teknologjik – Metalurgjik;

-Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup;

-Fakulteti i Shkencave Bujqësore dhe të Ushqyerit ;

-Fakulteti i Shkencave të zbatuara

-Fakulteti i Kulturës Fizike

-Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë ( Farmaci, Infermieri, Stomatologji, Mjekësi e përgjithshme);

-Fakulteti i Mjekësisë Veterinare

-Fakulteti Ekonomik, Juridik, Shkencave Humane (Pedagogji – Psikologji, Filozofi-Sociologji, Histori-Gjeografi dhe Instituti i gjuhëve),

-Fakulteti i Shkencave Matematiko Natyrore ( Matematik-Informatikë, Biologji, dhe Fizik-Kimi);

-Fakulteti i Administratës së Biznesit

 

KUSHTET

 

 1.Të jenë studentë të vitit të II, III, IV,V apo VI;

 2.Të jenë studentë të rregullt;

 3.Të mos kenë përsëritur gjatë studimit;

 4.Të mos jenë shfrytëzues të bursave ose kredive nga ndonjë institucion apo ndërmarrje tjetër;

 

 

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR APLIKIM NË KONKURSIN BURSA PËR STUDENTË

 

1.Aplikacioni (merret te fondacioni dhe shkarkohet këtu)

2.CV (biografi);

3.Kopje të indeksit (dy faqet e para – ku është fotografia dhe faqen ku është regjistruar semestri fundit);

4.Vërtetim për semestrin e rregullt të regjistruar për vitin akademik 2014/2015;

5.Vërtetim të notave ku mund të shihet nota mesatare;

6.Vërtetim për të ardhurat e realizuara të anëtarëve të punësuar të familjes (për anëtarët e pensionuar fletëpagesë pensioni, për ata që marrin ndihmë sociale çekun e ndihmës sociale, ata që nuk punojnë vërtetim nga enti për punësim se nuk janë në marrëdhënie pune);

7.Kopje të ndonjë dokumenti identifikues (certifikata e lindjes,letërnjoftim, pasaportë);

 

KRITERET

 

Përparësi për fitimin e bursave do të kenë:

1.Studentët që kanë notë mesatare 8.00 apo më lartë;

2.Studentë që studiojnë në drejtimet deficitare;

3.Studentët që kanë fituar çmim të parë në garat shtetërore ose çmimin e I, të II ose të III në garat ndërkombëtare nga fusha e shkencës, kulturës, teknikës, përkatësisht në profesionin që mësojnë;

 

VLERA E BURSËS

 

Vlera e bursës për studentë për vitin akademik 2014/2015 do të jetë 3 500 denarë.

Bursat ndahen për 9 muaj në vit, aq sa zgjatë viti akademik.

Kandidatëve të cilëve iu është ndarë bursa e mbajnë të drejtën e shfrytëzimit të bursës nëse gjatë studimeve përmbajnë suksesin e nevojshëm dhe kushtet e parapara me marrëveshjen për shfrytëzimin e bursës.


VENDI  DHE AFATI PËR DORËZIMIN E DOKUMENTEVE

 

Aplikacioni dhe dokumentet e nevojshme kandidatët duhet ti dorëzojnë në zyrën e Fondacionit DAUTI” në Saraj rr. 20  nr. 97.

Aplikimet bëhen në afatin vijues :

 

-prej 27.10.2014 (e hënë) deri më 12.11.2014 (e mërkur) nga ora 09:00 deri ora 16:00 (të shtunën deri ora 13:00).

 

 

Gjatë dorëzimit të dokumenteve, kandidatët duhet të kenë me vete  letërnjoftimin dhe indeksin.

Shpallja e rezultateve do të bëhet , pran zyrës së Fondacionit Dauti në web faqen zyrtare www.albiz.org.mk si dhe në www.facebook.com/dautifoundation.

 

SQARIM

 

 1.Dokumentet duhet të dorëzohen personalisht nga vetë kandidati (përndryshe janë të pavlefshme);

2.Dokumentet që janë të pakompletuara dhe që dërgohen me vonesë, përkatësisht nuk i kanë respektuar afatet kohore të konkursit, nuk do të pranohen;

2.Dokumentet e dorëzuara nuk kthehen prapë, mbetet në arkivin e Fondacionit;

3.Ç’do person i cili do të konkurroj duhet që të marrë dëshmi (numër të dosjes) se i ka  dorëzuar  dokumentet;

4.Dokumentacioni i dorëzuar duhet të jetë i futur në zarf;

5.Rezultatet do të shpallen me numra të dosjes ( jo me emra);

 

Për informata më  të hollësishme mund të na kontaktoni në  tel.  2057 632, ose në email: info@albiz.org.mk; fondacioni@dauti.com.mk

Kategoritë Lajme