Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Poezisë, 21 Mars Fondacioni Dauti organizoi Mbrëmje Poetike në kuadër të programit kulturorë, me qëllim që të mbështes gjinisë letrare të poezisë, e njëherit të motivoj dhe frymëzoi poetët e rinj, duke reflektuar mbi fuqinë e gjuhës dhe zhvillimit të plotë të kapaciteteve kreative të të rinjve.

 

Mbrëmjes poetike i parapriu konkursi letrarë i cili ishte i hapur për të gjithë poetët e grupmoshave të reja prej 15 deri më 25 vjet nga të gjitha trevat shqipfolëse, me ç’rast kishte një numër të konsiderueshëm  aplikimesh.

 

Mbrëmja kaloi në një atmosferë të këndshme në të cilin të pranishmit dëgjuan recitimet të shkëlqyeshme të dymbëdhjetë poezive të përzgjedhura nga juria.

 

Juria nga dymbëdhjetë poezitë e prezantuara, ndau tre çmimet kryesore dhe atë çmimi i trete i takoi Fatos Grubit me poezinë “Ti ende s’më merr”, fituesja e çmimit të dytë ishte Katrina Lohaj me poezinë “Shugurim i parë i lirisë”, çmimi i parë i takoi studentes, Arlinda Baftiu me poezinë “Kur qajnë lulet”, ndërsa me votat e publikut çmimi i publikut i takoi Zubejda Murtezit me poezinë “Tregim i së vërtetës”.

 

Fondacioni Dauti në përpjekje për afirmimin të kulturës, do të vazhdojë të realizoj projekte dhe aktivitete kulturore, andaj “Mbrëmja Poetike” do të jetë mbrëmje tradicionale që do të shënohet në kuadër të aktiviteteve të Fondacionit Dauti.

Kategoritë Eventet Lajme