Fondacioni DAUTI në kuadër të zhvillimit të platformës së saj të aktiviteteve edukativo-arsimore tradicionalisht realizon projektin sportiv “Liga shkollore në futboll të vogël”, që ka për qëllim avancimin e sportit, nxitjen e shoqërimit dhe komunikimit tek nxënësit si dhe promovimin e të jetuarit shëndetshëm përmes sportit.
Për këtë vit shkollor “Liga shkollore në futboll të vogël” filloi më 02 prill 2015 (e enjte) dhe do të zhvillohen shtatë xhiro ku do garojnë ekipe përfaqësuese nga shtatë shkollat qendrore që gravitojnë në Komunën Saraj.
Në këtë garë do të realizohen 21 ndeshje nga te cilat do zgjidhet dhe fituesi i këtij viti, që më pastaj do garon në ligën e qytetit të Shkupit. Xhirot do të zhvillohen në orar të njëjtë, secilën të enjte për shtatë javë radhazi me fillim në ora 13:00.