Fondacioni Dauti realizoi trajnimin për “ Komunikim publik dhe përdorimin e mediave sociale” i cili u realizua në hapësirat e Odës Ekonomike të Maqedonisë.

 

Ligjërues në këtë trajnim ishte Prof. Dr. Sefer Tahiri njëherit dhe gazetar, me përvojën e tij në këtë lëmi arriti që tek pjesëmarrësit në këtë trajnim të mbartë informacione rreth konceptit marrëdhënie me publikun, parimeve të komunikimit strategjik, formave më të zakonshme të përdorura për marrëdhënie me publikun, prezantimi publik, marrëdhënia me median, komunikimi bashkëkohor në epokën digjitale etj.

 

Për pjesëmarrësit në këtë trajnim Fondacioni Dauti përgatiti certifikata të cilat i ndau drejtori ekzekutiv z.Ilir Idrizi.

 

Trajnimi për përmirësimin e shkathtësive për komunikim publik është pjesë e programit të trajnimeve që organizon Fondacioni Dauti për studentët dhe nxënësit për zhvillimin dhe përmirësimin e aftësive të tyre.

Kategoritë Eventet Lajme